Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi ajror pranë zyrës së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gaza.

Zyra ishte e rrethuar nga qindra palestinezë të zhvendosur që jetojnë në tenda.

Dëshmitarët okularë  thanë  për “Associated Press” se disa njerëz humbën jetën ndërsa shkuan për të ndihmuar të tjerët që i kapi paniku për shkak të bombardimeve të para.

Kampi i refugjatëve në qytetin palestinez Mawasi ishte caktuar si një “zonë e sigurt” humanitare nga Izraeli dhe mijëra njerëz kishin ikur atje pas sulmeve të Tel Avivit në qytetin jugor të Rafahut.

Menjëherë pas kësaj deklarate reagoi një zëdhënës ushtarak i Izraelit, i cili tha se nuk ka asnjë fakt që provon se autorë të këtij sulmi janë forcat izraelite.

Zyra e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gaza i ka bërë vazhdimisht thirrje Izraelit  dhe Hamasit që të respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe të mbrojnë civilët që gjenden në mes të luftës.

Klan News