Rishi Sunak dhe Keir Starmer, krerët e dy partive të mëdha tradicionale të Britanisë së Madhe u përballën mbrëmjen e të martës në të parin debat televiziv para zgjedhjeve të 4 Korrikut.

Kryeministri konservator u shfaq shumë herë më luftarak se lideri opozitar laburist. Sunak i renditi Starmerit arritjet e qeverisë së tij, që në më pak se dy vite e riktheu në ritmet e rritjes, ekonominë e copëtuar nga krizat e njëpasnjëshme, më të fundit ajo e Covid-19 dhe pasojat e luftës në Ukrainë.

Për Starmerin, megjithatë pamundësia e britanikëve për të paguar faturat mujore dhe radhët e gjata të pritjes në klinika tregojnë se 14 vitet e qeverisjes së konservatorëve kanë qenë një dështim i gjithanshëm. Sondazhet i japin laburistëve një fitore bindëse, por fitues i debatit të parë ishte kryeministri Sunak.

Megjithëse pas BREXIT-it njoftoi tërheqjen nga politika, nismëtari i saj, Najxhëll Farazh shpalli nga qyteza bregdetare e Klaktonit në Angli, kandidaturën për deputet, pasi u rikthye në krye të partisë së djathtë të reformës. Teksa shkonte në takimin elektoral, ai u filmua teksa u godit me një “milkshejk”.

Tv Klan