Mijëra të rinj shijuan emrat e njohur të muzikës

Mijëra të rinj iu bashkuan edhe sot në natën e tretë dhe të fundit “Sunny Hill Festival” që u mbajt në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës. Emra të njohur dhe grupet më të mira shqiptare janë duke dhuruar edhe sot spektakël për të pranishmit.

Në skenë u ngjitën Mc Kresha, Lyrical Son, “Asgje sikur dielli”, Elgit Doda, Mozik dhe Getinjo, etj. Pjesë e koncertit që pritet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit është edhe reperi britanik “Stormzy”.

Do të mbyllet kështu edicioni i parë i “Tirana Sunny Hill Festival” që bëri bashkë emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare. 

Tv Klan