Svetlana Alexievich

Gazetarja bjelloruse, Svetlana Alexievich, është fituesje e Nobelit për Letërsi. Sara Danius, kryetarja e bordit të Akadamisë së Suedisë tha se, krijmtaria e saj ishte një monument vuajtje dhe kurajoje në kohët tona.

Shkrimtarja 67 – vjeçare është gazetarja e parë dhe gruaja e 14 që fiton çmimin prestigjoz. Svetlana Alexievic njihet për krijmtarinë e saj me përmbajtje politike dhe kritike ndaj qeverisë së vendit të saj.

Dy veprat e saj më të njohura janë “Zërat nga Çernobili”, një histori për një nga katastrofat më të mëdha ndaj njerëzimit dhe “Djemtë në Zink”, një rrëfim mbi luftën Afgano – Sovjetike.

Për shumë lexues, deri në vitin 1985, emri i Svetlana Alexievich nuk ishte familiar. Pas botimit të librit “War’s Unwomanly Face”, i ndërtuar mbi intervistat e qindra grave që morrën pjesë në Luftën e Dytë Botërore, e bëri atë të njohur në fushën e letrave në botë.

E lindur në 1948 në Ukrainë, ajo punoi si mësuese dhe gazetare. Ajo njihet si krijuese dhe lëvruese e një zhanri mes letërsisë dhe gazetarisë investigative, ku qeniet njerëzorë vetërrëfehen.

Pas gjysmë shekulli, kjo është hera e parë që Nobeli shkon për Letërsinë non – fiction, për atë që bazohet në ngjarje të vërteta. Svetlana Alexievich triumfoi mes dy kandidatëve më të preferuar, japonezi Haruki Murakami dhe keniani Ngugi Wo Thiongo. Vlera e Nobelit për një shkrimtar në të gjallë është 691 mijë paund.

Tv Klan