Është bërë traditë që mediat e huaja të vlerësojnë pozitivisht plazhet e rivierës shqiptare. Ndryshe nga mediat e tjera të cilat ndalen tek vija bregdetare në jug, portali i njohur italian TAG.24 këtë herë rendit disa nga plazhet më të bukura në të gjithë Shqipërinë.

Plazhet në pjesën veriore të Shqipërisë, të cilat kryesisht kanë pamje nga deti Adriatik,  janë me rërë dhe me ujëra të cekët dhe për këtë arsye konsiderohen si ideale për pushime me familjen dhe fëmijët. Një nga plazhet më të njohura në veri të Shqipërisë është padyshim plazhi i Velipojës i vendosur në pikën më veriore të vendit jo shumë larg qytetit të Shkodrës.

Ky është gjithashtu vendi i përsosur për ata që duan të praktikojnë sporte ujore si kanoe apo kajak. Gjithashtu, në zonën veriore të vendit ndodhet plazhi i Shëngjinit në të cilën gjendet restorante që ofrojnë  pjata të një kuzhine të shkëlqyer.

Në veri të Shëngjinit, ndodhet një tjetër plazhi i mrekullueshëm i quajtur “Rana e Hedhun”. Përmend edhe gjiriin e Lalzit në veri të Durrësit i cili konsiderohet si një nga plazhet më tërheqës në  detin Adriatik.

Plazhi është vetëm 25 kilometra nga kryeqyteti, Tirana dhe është lehtësisht i aksesueshëm me transport publik.

Bregdeti Jon i Shqipërisë është gjithashtu plot me peisazhe magjepsëse dhe plazhe që të lënë pa frymë.

Për portalin e njohur italian plazhi i parë që duhet vizituar është Ksamili, i cilësuar si Perla e Jonit. Ky plazh i mrekullueshëm qëndron përballë ishullit të Korfuzit, disa kilometra larg kufirit me Greqinë. Nga kjo pikë është vërtet e lehtë për të arritur në Sarandë, e konsideruar si shumë e ngjashme me qytetin e bukur italian të Riminit ku turistët mund të kalojnë mbrëmjet me argëtim dhe muzikë.

Për turistët që janë në kërkim të jetës së natës dhe plazheve të mbushura me turistë, plazhi i Dhërmiut, është një nga më të famshmit në vend. Plazhet e Porto Palermos dhe Borshit janë të tjera që vlerëson media italiane.

Klan News