Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, lajmëroi rritjen e pagave për policët, duke filluar nga Janari i vitit 2017.

Në një aktivitet të quajtur “Policia e Gjeneratës Tjetër”, ministri tha se kjo është shenjë e rëndësisë dhe vëmendjes që ka Policia e Shtetit.

Saimir Tahiri: “Sot është dita për një lajm të mirë! 

Po, pagat e mbi 11 mijë punonjësve të policisë në të gjithë Shqipërinë, do të rriten nga Janari 2017. 

Faleminderit zoti Kryeministër! 

Do rrisim pagat e policëve të nivelit bazë me rreth 17% ose në vlerë absolute me një rritje 10.070 lekë të reja.”

Për Kryeministrin Edi Rama, policia është institucioni më i besuar i shqiptarëve. Sipas tij kritikja më e madhe e punës së policisë është qeveria dhe jo opozita. Këtë të fundit ai e quajti si energji negative.

Edi Rama: Dua t’ju them se nëse ka forcë kritike sot, për ç’ka duhet të bëjë më mirë policia e shtetit. 

Për fat të keq nuk është opozita jemi ne vetë. Duket për fat të keq se ata që kanë mandatin nga populli, për t’i bërë opozitën kësaj qeverie, që të përmirësohet, mezi e presin vrasjen e radhës, ngjarjen e radhës. 

Dhe po ta mendosh para-përfytyroni sa heshtje dëshpëruese do kishin sikur këtu mos ndodhte asgjë”.

Kryeministri e mbylli fjalën e tij me një mesazh për forcat e rendit.

“Mos dëgjoni zhurmën e kazanit. E di që është e vështirë sepse mjafton të hapësh televizorin dhe kazanin e ke në shtëpi. Por telekomanda ka shumë numra, kur të shfaqet kazani, çojeni te bang-bangu”.

/tvklan.al

Fjala e plotë e Ministrit Tahiri:

I nderuar zoti Kryeministër, të nderuar punonjës të Policisë së Shtetit, i nderuar Kryetar i Komisionit të Sigurisë, të nderuar deputetë,

Jo një herë kemi përsëritur se punonjësit e policisë më parë ishin të tradhtuar. Jo vetëm nga bashkëpunimi i shefave me krimin, por më shumë akoma nga braktisja e qeverisë. Dhe kjo ishte tradhtia e vërtetë.

Shumëkush e ka quajtur të tepërt, disa të tjerë e kanë quajtur politikë përcaktorin “tradhti e Policisë nga Qeveria”. Por sot ka mundësi të kuptojmë vërtet cili ishte dimensioni i tradhtisë.

Rritja e fundit e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit daton në vitin 2003. Madje që atëherë paga ka ardhur duke u ulur, dhe paga neto e punonjësit të policisë më shumë është ulur në vitin 2011, me 4%.

Në vitin 2005 deri 2013 Policia e Shtetit më e keqtrajtuara financiarisht nga Qeveria. Një punonjës policie, sa për krahasim, paguhej 34% më pak se punonjësit e tjerë të administratës publike. Madje një punonjës policie i Patrullës së Përgjithshme kishte pagë më të ulët edhe se një punonjës pastrimi në administratë.

Është i kotë krahasimi me pagat e punonjësve të Policisë në rajon. Policia e Shtetit Shqiptar kishte pagën më të ulët krahasuar me çdo shtet tjetër në rajon, për të mos folur aspak më pas për Bashkimin Europian.

Që në ditën e parë të detyrës ne u angazhuam që tradhtinë e qeverisë së shkuar ta kthenim në besim dhe mbështetje për Policinë e Shtetit….

Sot është dita për një lajm të mirë!

Po, pagat e mbi 11 mijë punonjësve të policisë në të gjithë Shqipërinë, do të rriten nga Janari 2017.

Faleminderit zoti Kryeministër!

Do rrisim pagat e policëve të nivelit bazë me rreth 17% ose në vlerë absolute me një rritje 10.070 lekë.

Për t’ju marr një shembull, paga e inspektorit në vitin 2017 bëhet 69 mijë lekë, pra krahasuar me vitin 2013, rritet 45%.

Deri dje, punonjësi i Policisë ishte i tradhëtuar nga qeveria e tij. Ulja e pagës deri në 2013, është shembulli më i mirë për ata që e kanë parë si të tepërt përcaktimin “tradhëti”.

Sot, punonjësi i Policisë jo vetëm nuk është i tradhëtuar, por është në qendër të vëmendjes. Dhe rritja e pagës për të dytën herë brenda 3 vitesh, është investimi më i qeverisë, për të mbështetur Policinë.

 

Dua t’ju them se nëse ka forcë kritike sot, për ç’ka duhet të bëjë më mirë policia e shtetit.

Për fat të keq nuk është opozita jemi ne vetë. Duket për fat të keq se ata që kanë mandatin nga populli, për t’i bërë opozitën kësaj qeverie, që të përmirësohet, mezi e presin vrasjen e radhës, ngjarjen e radhës.

Dhe po ta mendosh para-përfytyroni sa heshtje dëshpëruese do kishin sikur këtu mos ndodhte asgjë.

Mos dëgjoni zhurmën e kazanit. E di që është e vështirë sepse mjafton të hapësh televizorin dhe kazanin e ke në shtëpi. Por telekomanda ka shumë numra, kur të shfaqet kazani, çojeni te bang-bangu.

/tvklan.al