Kjo unazë martese në gishtin e dorës së Taika Uaititit ka ngritur një vorbull të madhe dyshimesh se ai tashmë është martuar edhe zyrtarisht me Rita Orën.

Producenti i famshëm neozelandez i filmave është vetë shkaktar i kësaj vorbulle, pasi në profilin e tij në Instagram postoi një foto ku bie në sy unaza e martesës. Tabloidi britanik The Sun nuk përjashton mundësinë që Rita dhe Tajka të kenë kryer procedurat e martesës, në një ceremoni private larg syve të mediave, por nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë duke përgatitur edhe një festë të madhe gjatë javëve të fundit të kësaj vere.

Planet për martesë, ata i kanë bërë prej kohësh. Lidhja e tyre e dashurisë ka hyrë në muajin e 18-të dhe çifti duket tepër i lumtur, ndërsa kalon pushimet në plazhet e fashme, nga Australia në Shtetet e Bashkuara. Këngëtarja shqiptare Rita Ora e ka pranuar në intervistat e saj se është e gatshme të krijojë familje me partnerin 15 vjet më të madh në moshë, e pse jo në një të ardhme të afërt të kenë edhe fëmijë.

Tv Klan