Diskutime për takimin e 4 Shtatorit në SHBA

Në Kosovë pritet të takohen sot krerët e partive aleate që qeverisin vendin.

Takimit Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt pritet tu bashkohet edhe kryeministri Avdullah Hoti.

Në fokus të takimit është procesi i dialogut dhe pritshmëritë për takimin e Uashingtonit në 4 Shtator.

Mësohet se krerët e koalicionit do të diskutojnë edhe për pakënaqësitë që kanë dalë në pah kohët e fundit të bëra publike nga Limaj dhe Haradinaj.

Tv Klan