Shpikja e dy të rinjve në Turqi për të mos shkuar në market

Kur në të gjithë botën po aplikohet karantina si një prej rrugëve për të izoluar koronavirusin, e në shumë vende qytetarët futen me radhë në markete, dy miq nga Antalia kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të bërë blerjet e nevojshme. Kanë vendosur që dronin mos ta përdorin vetëm për të filmuar, por edhe për të bërë pazarin.

Pasi merr porosinë shitësi i vendos ato në dron dhe më pas produktet mbërrijnë tek porositësi. Dy miqtë tregojnë se si u lindi kjo ide për të përdorur dronin për të bërë pazar.

“Patëm idenë për të ndihmuar njerëzit në këtë kohë izolimi dhe pse jo edhe të fitojmë. Vendosëm të përdorim dronin. Kemi patur reagim të mirë. mendojmë që të blejmë edhe disa dronë të tjerë”.

“Dronin e përdor si hobi. Por tani që autoritetet kanë vendosur që të ndalojnë lëvizjet vendosëm ta përdorim edhe për shopping. Herë të tjera e kemi thënë me shaka që mos të shkojmë vetë por të përdorim dronin dhe tani u shndërrua në realitet”.

Deri tani në Turqi kanë humbur jetën 30 persona nga COVID-19 ndërsa të infektuar janë mbi 1200, 200 raste janë regjistruar vetëm në 24 orët e fundit. Në vend janë ndaluar lëvizjet ndërsa siç duket edhe nga pamjet rrugët janë totalisht bosh.

Klan Plus