Mijëra banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, pasi zjarret e rënë në pyje që pasditen e të enjtes po u djegin shtëpitë, siç duket edhe në këto pamje.

Zjarri ra fillimisht në pyjet në veri të lagjes Karshijaka. Flakët përparuan shpejt të ndihmuara nga erërat e fuqishme me shpejtësi të pazakontë deri 80 kilometra në orë, ajri i thatë dhe temperaturat rekord të kësaj vere.

Ekipet zjarrfikëse të ndihmuara edhe nga helikopterë e avionë, nuk po munden ende ta venë nën kontroll. Vatra po përhapet në drejtime të ndryshme duke krijuar zjarre të ndarë. Kjo është një prej disa vatrave të mëdha të shpërthyera ditët e fundit në gjithë vendin, kryesisht në zonat perëndimore.

Pak ditë më parë, flakët përfshinë edhe një sipërfaqe të madhe pyjore në zonën e Çanakkalasë. Dyshimet janë se vatrat janë shkaktuar nga zjarrvënie të qëllimshme.

Tv Klan