Lajme Arkiva 2003

Dollari amerikan vazhdon paqëndrueshmërinë e tij në tregun ndërkombëtar dhe atë vendas. Në agjencitë e këmbimit valutor një Dollar amerikan është blerë me 12.2 Lekë dhe është shitur me 120.4 Lekë.

Monedha e përbashkët evropiane Euro është blerë me 140.4 Lekë dhe është shitur me 140.6 Lekë,  ndërsa Paundi britanik është blerë me 197 Lekë dhe është shitur me 197.5 Lekë.

Franga zvicerane ka ruajtur po të njëjtat nivele kuotimi me ato të një dite më parë. Sot në tregun valutor ajo është blerë me 92.4 Lekë dhe është shitur me 92.8 Lekë.

Vetëm një ditë më parë monedha e gjelbër amerikane fitoi 0.5 pikë ndërsa sot ajo është zhvlerësuar ndaj të gjitha monedhave të huaja me një pikë, ndërsa leku shqiptar është zhvlerësuar dy pikë ndaj monedhës evropiane euro dhe me një pikë ndaj Paundit britanik.

Në bursën ndërkombëtare Dollari amerikan është zhvlerësuar ndaj Euros dhe Paundit britanik, ndërsa Franga zvicerane ka mbetur e pandryshuar në krahasim me një ditë më parë kundrejt të gjitha monedhave të huaja./tvklan.al