Lajme Arkiva 2003

Dollari amerikan edhe gjatë ditës së sotme ka pësuar përsëri rënie në tregun vendas. 1 Dollar amerikan është këmbyer në agjencitë e këmbimit valutor me 123 Lekë nga 124.5 që ka qenë një ditë më parë.

Rënie ka shënuar edhe monedha e përbashkët evropiane Euro, sot u shkëmbye me 138 Lekë ndërkohë që një ditë më parë ka qenë në kuotën e 139 Lekëve.

Agjencitë e këmbimit valutor bëjnë të ditur se nënçmimi i shpejtë i dollarit ditët e fundit erdhi si rezultat i faktorëve të jashtëm, sipas të cilëve monedha e përbashkët ka humbur pikë në tregjet ndërkombëtare ndërkohë që gjatë ditës së djeshme paqëndrueshmëria në kursin e këmbimit ka qenë e theksuar.

Leku shqiptar edhe gjatë ditës së sotme ka fituar një pikë kundrejt të dyja monedhave të huaja.

Në raport me Dollarin amerikan Euro qëndron në kuotën e 1.33 pikëve më lartë ndërsa në tregun ndërkombëtarë gjatë ditës së sotme Dollari ka humbur 1 Cent kundrejt Euros duke bërë që monedha evropiane të fitoj 1 Dollarë e 2 Cent më shumë.

Sipas tregut ndërkombëtar në ditët në vazhdim pritet një rënie e mëtejshme e dollarit amerikan si pasojë e paqëndrueshmërisë së bursës ndërkombëtare./tvklan.al