Darka shtetërore u shoqëruar edhe me muzikë nga Jon Batiste dhe rreth 200 arragosta që ishin pjesë e menusë

Presidenti amerikan Joe Biden shtroi tapetin e kuq për të famshmit, ligjvënësit dhe titanët e industrisë  së modës në darkën e parë shtetërore të Shtëpisë së Bardhë për nder të presidentit francez Emmanuel Macron.

Lista e të ftuarve përfshinte aktoren Jennifer Garner dhe vajzën e saj që e ka nga martesa me Ben Affleck, Violet,  këngëtari John Legend dhe modelja Chrissy Teigen, redaktore e “Vogue” Anna Ëintour dhe drejtori Baz Luhrmann.

Nga fustanet elegantë e deri tek kostumet e burrave tepër mahnitës , ishin ato që mbizotëruan gjatë darkës shtetërore. Gjithashtu edhe anëtarët e kabinetit të Biden , ligjvënës dhe liderë të biznesit, duke përfshirë CEO të Bankës së Amerikës Corp  Brian Moynihan, investitorin Henry Kravis dhe presidentin e Microsoft Brad Smith  morën pjesë në mbrëmjen madhështore.

Ajo që ra më shumë në sy ishin veshjet e liderëve botërorë si bashkëshorteve të tyre. Të dy presidentët kishin veshur smoking. Jill kishte zgjedhur një fustan dantelle Oscar de la Renta dhe një palë vathë argjendi ndërsa gruaja e Macron, Brigitte, ishte e veshur me Louis Vuitton.

Darka shtetërore u shoqërua edhe me muzikë nga Jon Batiste, verë Chardonnay nga Lugina Napa dhe djathëra nga Oregon dhe Ëisconsin si dhe rreth 200 arragosta ishin gjithashtu pjesë e menusë.

Klan News