Përplasen me një grup tjetër, të paqarta motivet

Dy të rinj mbetën të plagosur me armë zjarri pasditen e së mërkurës në kryeqytet. Pas një sherri mes 2 grupeve janë plagosur Aleksandër Nikolli 27 vjeç dhe Xhulio Vela 25 vjeç.

Ata janë dërguar me urgjencë në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Burime nga Policia e Tiranës thanë se gjithçka ka nisur në ambientet e një lokali ku Vela dhe Nikolli janë përplasur fillimisht me fjalë me një grup tjetër duke përfunduar me përdorimin e armëve.

Motivet e përplasjes janë ende të paqarta dhe pritet që 2 të plagosurit të japin dëshminë e tyre përpara hetuesve. Menjëherë pas ngjarjes shërbimet e policisë ngritën pika kontrolli dhe bënë kontrollin e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit, por ende nuk ka njoftim për ndonjë të ndaluar.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja dhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve. Burimet thanë se autorët dhe të plagosurit kanë pasur njohje me njëri tjetrin.

Të lënduarit janë emra të njohur për policinë pasi kanë precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe kundërshtim te punonjësve te forcave të rendit.

Tv Klan