Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Tenori shqiptar Agim Hushi me origjinë nga Kavaja radhitet sot nga ekspertët përkrah më të mëdhenjve të botës operistike. Historia e tij shëmbëllen me historitë e shumë shqiptarëve që më 1991 për arsye të ndryshme u larguan nga vendi. Por muzika e veçon nga shumë të tjerë si ai. Është një histori ecejake në kërkim të fatit derisa fati e shpuri në Australi.

Tani Agim Hushi jeton në Sidnej dhe është i punësuar në njërën nga Operat më të njohura të botës. Në Sidnej opera “House”, ku dhe i ka ardhur një ftesë për të deputuar në një nga operat e repertorit të tij në Nju Jork.

Tenori Agim Hushi:- “Një përkëdhelje e fatit ose një e kërkuar e fatit do të thoja. Megjithatë është një rezultat ose përfundimi i një lufte të madhe të gjatë në botën e konkurimit të operas”.

Gjithashtu Marsin e vitit të ardhshëm tenori i madh do të dputoj në Budapest me operan “Toska”, të Pucinit./tvklan.al