Temperaturat e larta mbi 40 gradë Celcius kanë shtuar vizitat në Pediatrinë e spitalit të Lushnjës. Çdo ditë paraqiten deri në 100 fëmijë për shkak të virozave të stinës. Të vegjëlit kanë jo vetëm temperaturë të lartë, por edhe simptoma të tjera

“Barku, të vjella, dhimbje të forta të barkut të shoqëruara me temperature të larta. Keni parasysh që po flasim për individë të vegjël që këto temperatura të larta i dehidrojnë totalisht.”

Fatmirësisht nuk ka patur raste të rënda.

“Raste të rënda nuk kemi pasur. Përgjithësisht janë raste që janë rezauruar në shërbimin e Pediatrisë, por kujdes maksimal duhet për fëmijët e porsalindur deri në moshën 6 muajsh, pasi ata e ndiejnë më shumë ndryshimet klimaterike dhe temperaturat e larta.

Në këtë periudhë me temperatura tepër të larta mjekët kanë disa këshilla për prindërit.

“Rehidrimi i fëmijëve ka shumë rëndësi. Dhënia sa më shumë e lëngjeve, ushqimeve të pasura me lëngje dhe vitaminave duke përjashtuar gjërat e konservuara apo të thata dhe supat me perime do të ishin të domosdoshme për fëmijët në këtë moshë.”

Bluzat e Bardha këshillojnë që fëmijët mos të lejohen të dalin në orët e drekës kur është edhe piku i të nxehtit.

Klan News