Nisin seancat dëgjimore me 7 bashki
Mazhoranca dhe opozita në Komisionin e Reformës Territoriale kanë miratuar ekspertët që do të asistojnë me ekspertizën e tyre për ndarjen e re administrative.
Demokratët do të përfaqësohen me Roland Bejkon dhe Agron Haxhimalin, ndërsa Partia Socialiste me dy ish- kryebashkiakët; Adelina Farrici dhe Artan Shkëmbi.
Sakaq, nga e hëna deri të mërkurën do të dëgjohet opinioni i organizatave jo qeveritare të propozuara nga demokratët dhe socialistët, ndërsa gjatë muajit Korrik do të ftohen në komision 7 kryetarët e bashkive të Tiranës, Elbasanit, Shkodrës, Lushnjes, Lezhës, Kolonjës dhe Bashkisë Dimal.
Tv Klan