Kjo e diel, rezervon dy sfidat e fundit për javën e tetë në Superiore. Përballje interesante në Durrës dhe në Elbasan, ky synohen fitoret.

Teuta luan në shtëpi ndaj Tiranës, në një sfidë që pritet të jetë shumë e luftuar, ashtu siç kanë qenë edhe në të kaluarën përballjet mes këtyre dy ekipeve.

Vllaznia luan ndaj Elbasanit, në një sfidë ku skuadrat synojnë tre pikët, që do i dërgonin në krye të renditjes.

Do të jenë dy ndeshje shumë të luftuara, me spektaklin që nuk pritet të mungojë.

Më herët për javën e tetë, Partizani fitoi ndaj Bylisit, Egnatia mposhti Skënderbeun, ndërsa Dinamo triumfoi ndaj Laçit. /tvklan.al