Egnatia u rikthye te fitorja, pasi mposhti 0-1 Skënderbeun, në ndeshjen e javës së tetë.

Rrogozhinasit kanë hedhur pas krahëve momentin e vështirë dhe rikthehen të marrin tre pikët në kampionat.

Në Korçë ishte një ndeshje e luftuar dhe kjo konfirmohet nga dy kartonët e kuq të dhënë nga arbitri.

Fillimisht Skënderbeu mbeti me 10 lojtarë në fundin e pjesës së parë, pasi u ndëshkua Lucho Vasquez, si lojtari i fundit në aksionin e Vuthajt.

Egnatia përfitoi nga epërsia numerike dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 64-t, me Vuthajn.

Në minutën e 75-të, ishte radha e rrogozhinasve për të mbetur me 10 lojtarë, pasi u ndëshkua me të kuq edhe Malota, për faull ndaj Bismark.

Megjithatë rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe Egnatia mori fitoren, e cila e ngjit në vendin e dytë me 14 pikë, ndërsa Skënderbeu mban vendin e tetë me 7 pikë. /tvkan.al