Partizani triumfoi minimalisht ndaj Bylisit, në sfidën e vlefshme për javën e tetë në Superiore.

Sukses tejet i rëndësishëm për të kuqtë e kryeqytetit, që falë kësaj fitoreje, ngjiten përkohësisht në vendin e parë në renditje me 15 pikë.

Pavarësisht rasteve të shumta, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në të dytën, Partizani ishte me një “marsh” më shumë dhe në minutën e 71-të, zhbllokoi sfidën.

Marçelino Preka ia doli të shënojë pas një krosimi nga goditja e këndit, për t’i dhënë avantazhin kryeqytetasve.

Partizani e ruajti këtë avantazh deri në fund, për të marrë fitoren. Në krahun tjetër, për Bylisin kjo është humbja e katërt radhazi dhe mban vendin e parafundit me vetëm 5 pikë të grumbulluara. /tvklan.al