Thoma Gëllçi, zëdhënësi i Kryeministrit Meta ka përgënjeshtruar sot botimin e gazetës “Rilindja demokratike” ku kryeministri akuzohej për vjedhjen e 450 markave. Kjo gazetë ka falsifikuar dokumentin e botuar, ka deklaruar Gëllçi. Në vendimin për prokurorimin e drejtpërdrejtë të parave edhe pse firma është origjinale e kryeministrit, teksti i dokumentit është montuar.

Sipas Gëllçit janë hequr dy rreshta ku përcaktohej që shuma 66 milion lekë jepen për 4 makinë dhe jo për një autoveturë tip benz siç shkruan teksti i dhënë nga gazeta “Rilindja Demokratike”.

“Me kaq para janë blerë 4 makina dhe ndryshe thuhet se me aq para është blerë një makinë. Gjithashtu është falsifikuar fotografia e fabrikës, një ofertë që nuk është ajo e ofertës së blerjes. Gjithçka në të çmim është montazh dhe falsifikuar.”

Departamenti juridik në Kryeministri do të bëjë dhe padinë ndaj gazetës ka deklaruar Gëllçi, sipas të cilit teksti është montim i pasaktë dhe përbën shpifje me anë të falsifikimit të një dokumenti zyrtar./tvklan.al