Tirana vazhdon të mos njohë fitore në Superligë edhe pas javës së katërt. Bardheblutë nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 ndaj Bylisit në transfertë.

Ky është barazimi i katërt radhazi për skuadrën e Bledi Shkëmbit, në po kaq ndeshje të zhvilluara.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e ballshiotëve. Pergjoni shënoi në minutën e 18-të, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së Bylisit.

Fraksioni i dytë i lojës, ishte një tjetër histori, me miqtë që u shfaqën me një fytyrë tjetër. Akileu Ndreca, shënoi dy gola të shpejtë për Tiranën, në minutat 83 dhe 88, për të përmbysur rezultatin. Megjithatë ballshiotët nuk u dorëzuan dhe në sekondat e fundit, barazuan shifrat me Flamur Ruçin, për 2-2.

Me këtë rezultat, Bylis mban vendin e tretë me 5 pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e gjashtë me 4 pikë. /tvklan.al