Agim Zeka, është sërish i sakrifikuari i trajnerit Silvinjo, për ndeshjen me Gjeorgjinë. Sulmuesi nuk do të jetë në fushë, por as në stol, për takimin e sotëm.

Protokolli i UEFA-s, lejon vetëm 23 lojtarë për një ndeshje, ndërkohë që Shqipëria kishte listën prej 24 futbollistësh.

Në këtë situatë, trajneri Silvinjo, ka vendosur të sakrifikojë sulmuesin Agim Zeka, njëjtë si në ndeshjen ndaj Ukrainës.

Futbollisti i Partizanit, ishte risia e listës për ndeshjet e muajit shtator, por për fatin e tij të keq, nuk mundi të luajë asnjë minutë. /tvklan.al