Kombëtarja shqiptare, do të përballet me Gjeorgjinë, në sfidën e vlefshme për grupin B1, në Ligën e Kombeve.
Pas triumfit ndaj Ukrainës, kuqezinjtë synojnë fitoren edhe në këtë takim, për të marrë kreun e grupit.
Me një stadium të mbushur në kapacitet maksimal, lojtarët e Shqipëria, luajnë vetëm për të marrë 3 pikët.
Shqipëri dhe Gjeorgjia, janë përballur 15 herë mes tyre në të kaluarën, ku peshorja anon në anën e gjeorgjianëve, me 8 fitore, kundrejt 3 fitoreve të kuqezinjve dhe 4 ndeshje janë mbyllur në barazim.
Pak minuta para fillimit të ndeshjes, trajneri Silvinjo, ka zgjedhur 11 “luftëtarët” për këtë përballje.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRI: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami, Hoxha, Asani, Manaj.
GJEORGJI: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Kochorashvili, Kvaratskhelia, Chakvetadze, Lochoshvili, Gvelesiani, Kiteishvili, Mikautadze.
/tvklan.al