Telashet me drejtësinë për biznesmenin e hidorkarbureve Rezart Taçi janë shtuar. Prokuroria e Tiranës pas disa vitesh hetime ka vendosur që të dërgojë çështjen për gjykim. Organi i akuzës kërkon që Taçi të gjykohet për veprën penale të krijimit të skemave mashturese me TVSH-në. Këto shkelje ligjore dyshohet se Taçi i ka kryer gjatë vitit 2013.

Prokuroria e Tiranës me anë të një njoftimi zyrtar bën me dije se hetimet e nisura që në viti 2018, treguan se skema e mashtrimit me TVSH-në u vu në jetë nëpërmjet dy shoqërive tregtare. Prokuroria njofton zyrtarisht se shoqëria ‘Kuid’ shpk si agjente e shitjes me pakicë e shoqërisë ‘Taçi Oil International Trading and Supply Company’, ka faturuar komisione shërbimi më shumë në sasi, se çka furnizuar në fakt për periudhën Maj-Dhjetor 2013.

Në 8 muaj, shoqëria e biznesmenit Rezart Taçi sipas hetimeve ka deklaruar shitje me shumë nga sasia reale, në vlerën e 51.8 milionë lekëve. Duke faturuar komisione më shumë, kjo shoqëri ka kredituar padrejtësisht TVSH-në me vlerën e 10.3 milionë lekëve.

Nga ana tjetër, biznesmeni i hidrokarbureve Rezart Taçi është duke u gjykuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme pasi ndodhet në kërkim që prej vitit 2022. Taçi akuzohet se ka ndihmuar një biznesmen italian i lidhur me Ndragetën për të pastruar para në Shqipëri. Për këtë çështje janë dënuar dy bashkëpuntorët e Taçit. 

Klan News