Vijojnë incidentet në sheshxhirim edhe pse xhirimet e filmit “Rust” u ndalën  pasi kineastja Halyna Hutchins u qëllua për vdekje aksidentalisht nga Alec Baldwin më 21 Tetor. Pas vendimit për të ndalur xhirimet, teknikët po largonin mjetet por një merimangë helmuese kafshoi një nga elektricistët.

Jason Miller iu nënshtrua operacioneve të njëpasnjëshme, por ka vuajtur nga një sëmundje dhe rrezikon të humbasë krahun, raportojnë mediat e huaja.  Në faqen që po mbledh fonde për teknikun thuhet “mjekët bëjnë çmos për të ndaluar infeksionin dhe për të shpëtuar krahun e tij nga amputimi”.

Do të jetë një rrugë shumë e gjatë drejt rikuperimit për Jason nëse ekipi mjekësor është në gjendje t’i shpëtojë krahun”. Një zëdhënës i kompanisë së prodhimit, së cilës i përket edhe Baldwin, tha se kompania nuk komenton çështjet private të ekuipazhit.

Klan News