Debate mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës te Komisioni për Koncesionet në Shëndetësi. Kryetarja e këtij komisioni, Vokshi, ka kërkuar që jashtë sallës së mbledhjes të dalë një nga dëshmitarët. Madje ajo kërkoi që Garda ta nxirrte me forcë. Ndërkohë Ndreca tha se për një gjë të tillë bëhet kërkesa dhe merr vendimin gjithë komisioni.


Plarent Ndreca: Kujdes me gjuhën!

Albana Vokshi: Këtu ka injorancë juridike!

Plarent Ndreca: E para ulu se nuk je në bar-kafe as në restorant.

Albana Vokshi: Të dalë dëshmitari!

Plarent Ndreca: Jo nuk do dalë se e kam thirrur unë, je duke prishur mbledhjen.

Albana Vokshi: E kemi për procedurë, t’ju vijë turp!

Plarent Ndreca: Ke dy mikrofona, fike njërin. Ai nuk lëviz prej aty pa marë vendim komisioni. Bëni kërkesën. E hapim ne mbledhjen, kur mungon kryetari jam unë.

Albana Vokshi: Do jetë i pari që do e hajë nga gjithë kolegët që janë këtu dhe që s’janë këtu. Unë te dera ju nisni mbledhjen. A jeni normal a jo?

Ilir Metaj: Pse bën sikur ke ardhur nga pylli?! Nuk je te selia e PD këtu…

Plarent Ndreca: Normal është ai, burrë është. E vendos komisioni.

Albana Vokshi: Ti nuk e kupton që me aq shumë abuzime që ke bërë je i dyti në radhë, do shkosh atje ku ka shkuar Beqaj.

Plarent Ndreca: Ai është në proces pyetjeje, nuk del jashtë. Garda, përgjegjësitë i marr unë të gjitha.

Albana Vokshi: Garda i merr urdhrat nga kryetarja e komisionit. Po mbroni abuzimin, vjedhjen, t’ju vijë turp! Mbledhja mbyllet…përjashta! Nxirre përjashta!

Plarent Ndreca: Dëshmitari po pyetet, Garda ndërhyn vetëm kur ka dhunë. Drejtoje mbledhjen, çfarë kërkese proceduriale ke…

/tvklan.al