Artisti i njohur, Zayn Malik është komentuar ditët e fundit në media për shkak të ndarjes së tij nga Gigi Hadid, por edhe për regjistrimin e tij në një aplikacion takimesh. Së fundmi, raportohet se ai ishte në një lidhje gjatë periudhës që ishte me modelen e njohur, pikërisht me yllin e dikurshëm të “Towie”, Abi Clarke.

Thuhet se Zayn u fiksua pas saj kur u takuan në një lokal në Los Angeles. Sipas burimeve të “The Sun” Abi e ka quajtur Zayn ‘Mr Grey’ teksa ata takoheshin në rezidencën e tij në Londër.

Lart e poshtë aludohet se lidhja e tyre përfundoi në momentin kur Abi pa në telefonin e tij një mesazh nga Gigi Hadid, ku shkruhej: Më mungon.

Sipas burimeve të prestigjiozes “The Sun”, Abi kishte menduar se Zayn dhe Gigi ishin ndarë kur ata filluan të komunikonin, ndërkohë që i dha fund lidhjes kur pa mesazhin e modeles sepse nuk dëshironte që të ishte një e tretë./tvklan.al