Për shkak të motit të keq që goditi zonën e Palermos, një anije me vela me flamur britanik me 22 persona në bord është fundosur.

Roja bregdetare ka mundur të shpëtojë 15 persona ndërsa 6 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Në mesin e personave të shpëtuar është edhe një fëmijë 1 vjeç i cili është dërguar në spitalin e Palermos ku edhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore së bashku me nënën e tij.

Nga kërkimet intensive u gjet i pajete trupi i një mashkulli ndërsa kërkimet vijojnë për të zhdukurit e tjerë.

Autoritet do të marrin në pyetje pesëmbëdhjetë të mbijetuarit, mes të cilëve edhe kapiteni i varkës  të cilët do të hedhin më shumë dritë mbi atë çfarë ka ndodhur.

Dyshohet se personat e zhdukur kanë qenë në kabina dhe janë bllokuar brenda. Sipas disa dëshmitarëve, anija ishte  gjysmë milje nga bregu  kur u përfshi nga tornado.

Klan News