Dollari amerikan ka shënuar ngritje sot në tregun e lirë valutor me 0.3 pikë në krahasim me një ditë më parë, ndërsa monedha e përbashkët Euro ka pësuar rënie me 0.4 Lekë.

Në agjencitë e këmbimit valutor një Dollar amerikan është blerë sot me 121.3 Lekë  dhe është shitur me 121.5 Lekë, ndërsa 1 Euro është blerë me 139.6 Lekë dhe është shitur me 139.8.

Leku shqiptar është zhvlerësuar ndaj monedhës së gjelbër me 0.4 pikë ndërsa ka fituar pikë ndaj monedhës së përbashkët evropiane Euro.

Sipas agjencisë së këmbimit valutor dhe bankës së Shqipërisë zhvlerësimi i lekut kundrejt të dyja valutave janë si rezultat i ndryshimeve në tregun ndërkombëtar pas përfundimit të luftës në Irak , ku valuta amerikane është shkëmbyer në nivelet më të ulëta të saj në katër vitet e fundit me 86 Cent.

Ndërkohë sipas burimeve nga Banka e Shqipërisë në situata të tilla Banka Qendrore ndërhyn në tregun e lirë valutor në rast se arrin të cenohet objektivi i inflacionit i vendosur nga ky institucion./tvklan.al