Nënkryetari i Reformatorve, Tritan Shehu, e ka vlerësuar vendim personal pjesmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokrate të Re, Kreshnik Çollaku, në protestën e opozitës. Ndaj Çollakut dhe disa antarve të tjerë të kryesisë së PDR-së nuk do të merret asnjë masë nga strukturat e partisë.
Tritan Shehu: “Pjesmarrja, që mund të ketë qënë nga antarë të ndryshëm të partisë sonë atë ditë në shesh, ka qënë pjesëmarrje prersonale, si çdo qytetar tjetër që mund të marri pjesë që ka, vendos vetë, ne jemi parti e hapur e lirë.”
Shehu nuk e vlerëson të suksesshme mënyrën e Partisë Demokratike për të rrëzuar pushtetin, pasi kjo nuk mund të arrihet në një ditë.
Tritan Shehu: “Nuk janë protestat ato që në një ditë mund të kryejnë përmbysjet politike në një vënd demokratik. Protestat janë element sensibilizues të opinionit. Ndryshimet dhe rrotacionet politike rralizohen me votën e lirë, me zgjedhje, realizon brënda istucioneve dhe ky është element i rëndsishëm, që ne duhet të kuptojmë mirë në Shqipri, në ktë periudhë zhvillimi dhe integrimi, që Shqipria nuk është ne fazën e Gjeorgjisë, nuk është në fazën e Ugandës, Shqipria është një vend, e cila aspiron shumë shpejt të kthehet antare e Bashkimit Europian.” /tvklan.al