Donald Trump paralajmëron amerikanët se një fitore e nënpresidentes Kamala Harris në zgjedhjet e Nëntorit do ta zhyste vendin në një regres të madh ekonomik.
Donald Trump, ish-president amerikan: Nëse ajo fiton , mendoj se do të kemi një depresion ekonomik të llojit të vitit 1929. Kjo është ajo që unë mendoj se do të ndodhë me vendin tonë.
Depresioni i Madh ishte një recesion ekonomik shkatërrues dhe i zgjatur që pasoi rrëzimin e tregut të aksioneve të Shteteve të Bashkuara .
Çmimet e larta janë një shqetësim kryesor për shumë amerikanë që po luftojnë të përballojnë koston e jetesës pas një periudhe inflacioni të lartë. Shumë votues nuk janë të kënaqur me Joe Biden për mënyrën se si ai ka trajtuar problemet e ekonomisë dhe Harris gjithashtu mund të përballet me zemërimin e tyre.
Për të bindur votuesit e tyre se do të përmirësojnë ekonominë por edhe aspekte të tjera të jetës së amerikanëve Harris dhe Trump pritet të debatojnë në rrjetin televiziv ABC News.
Ekipi i Zëvendës Presidentes Kamala Harris ka pranuar në një letër dërguar ABC News kushtet e debatit të Harris me ish-presidentin Donald Trump javën e ardhshme, duke përfshirë faktin që mikrofonat e kandidatëve do të mbyllen kur të mos jetë radha e tyre për të folur.
Klan News