Përveç kuzhinës së tij të njohur dhe plazhit të bukur  La Concha, qyteti spanjoll i San Sebastianit në Spanjë ka diçka tjetër për t’u ofruar vizitorëve mot të mirë.

Teksa vendpushimet mesdhetare po përjetojnë temperatura rekord të verës, qytetet në veri  të Spanjës kanë patur temperatura relativisht të ulëta .

Julio Perez, turist: Wow, me të vërtetë po kënaqem. Krahasuar me Madridin, Madridi është i tmerrshëm, thjesht i tmerrshëm, dy herë më shumë  nxehtë se këtu. Ja shumë mirë, na pëlqen shumë.

Vetë meterologët vërejnë se si temperaturat po ndryshojnë shumë më Spanjë si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Jose Antonio Arand, drejtor i Agjencisë së Motit: Këtë vit, në Cantabrico, deri tani kemi temperatura shumë të freskëta, me vranësira, diçka që nuk po ndodh në jug, si në rajonin e Malagës. Ne kemi  temperatura që kishim dekada më herët, llojin tipik të motit që kishim, 30, 40, 50 vjet më parë.

Agjencia spanjolle e motit ka bërë të ditur se pjesa lindore rrezikohet seriozisht  nga zjarret për shkak të temperaturave të larta.

Në  Alicante zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë zjarret që kanë rënë në këtë zonë  e që kanë detyruar edhe banorët të evakuohen.

Klan News