Rusia po liron gazetarin e “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich dhe ish-marinsin amerikan Paul Whelan, si pjesë e një shkëmbimi të madh të të burgosurve me SHBA-në.

Rreth 20 deri në 30 të burgosur politikë dhe gazetarë në robëri në Rusi janë në prag të lirimit në atë që do të ishte më e madhja cilësohet si shkëmbimi më I madh  i të burgosurve që nga fundi i luftës së ftohtë.

Gershkovich u arrestua në Rusi në mars 2023 ndërsa ishte në një udhëtim në qytetin lindor rus të Yekaterinburg.

Rusia e akuzoi atë për bashkëpunim me CIA  akuza të cilat Gershkovich dhe gazeta amerikane “WSJ” i mohuan me forcë. Ai u dënua në korrik me 16 vjet burg , duke u bërë gazetari i parë amerikan që u dënua për spiunazh që nga fundi i Luftës së Ftohtë në fillim të viteve 1990.

Shkëmbimi i fundit i të burgosurve midis Rusisë dhe SHBA-së ishte në dhjetor 2022 kur ylli i basketbollit amerikan Brittney Griner u  shkëmbye me tregtarin rus të armëve Viktor Bout, i cili po vuante një dënim minimal 25-vjeçar në SHBA në atë kohë.

Një tjetër gazetare amerikane, Alsu Kurmasheva mbahet në burg në Rusi .

Gazetarja që ka edhe nënshtetësi ruse, e Radios Evropa e Lirë së fundmi është dënuar nga një gjykatë me 6.5  vjet burg për përhapjen e informacionit të rremë rreth ushtrisë ruse.

Klan News