Carrie Underwood rikthehet në ‘ American Idol ‘. Këngëtarja do të jetë  anëtarja e re e jurisë sezonin e ardhshëm, duke zëvendësuar Katy Perry, e cila paralajmëroi largimin e saj  nga shfaqja e njohur televizive disa muaj më parë .

Underwood ka qenë edhe më herët anëtare e jurisë dhe gjithashtu u shfaq në finalen e  kompeticionit 2022. Underwood filloi karrierën e saj muzikore në 2005 kur fitoi sezonin 4 të “American Idol”.

Ajo  do të  jetë përkrah emrave të tjerë të mëdhenj të muzikës si  Lionel Richie dhe Luke Bryan.

Artistja konsiderohet gjithashtu një nga këngëtaret femra më të suksesshme të të gjitha kohërave, duke shitur më shumë se 85 milionë disqe në mbarë botën dhe duke fituar çmime të panumërta, duke përfshirë tetë çmime  Grammy.

Klan News