Epërsia e Kamala Harris në sondazhe kundër kundërshtarit të tij politik Donald Trump duket se ka shtuar presionin ndaj këtij të fundit, i cili ka ngjallur reagime të forta me deklaratat e tij.
I ftuar në një ngjarje të gazetarëve me ngjyrë në Cikakgo Trump vuri në dyshim origjinën e rivales së tij demokrate.
Donald Trump, ish-President i SHBA: E kam njohur për një kohë të gjatë në mënyrë indirekte, se ajo ishte me origjinë indiane dhe e promovonte atë. Nuk e dija që ishte një grua me ngjyrë deri disa vite më parë. Kështu që nuk ja kam idenë a është indiane apo me ngjyrë?
Komentet raciste të ish-presidentit Trump shkaktuan reagime tek të pranishmit në sallë.
efekte
Një përgjigje për këto komente e dha dhe vetë Kamala Harris e cila e akuzoi Trump për ndryshimin e identitetit të saj racor për përfitime politike.
Kamala Harris, zëvendëspresidente e SHBA-së: Donald Trump foli në takimin vjetor të Shoqatës Kombëtare të Gazetarëve me ngjyrë . Dhe ishte e njëjta shfaqje e vjetër e përçarjes dhe mosrespektimit. Populli amerikan meriton më mirë,meriton një lider që thotë të vërtetën.
Deklaratat e Trump të kujtojnë sulmet e tij të ngjashme ndaj rivalëve politikë me ngjyrë në të kaluarën, duke përfshirë vitet kur ai nxitoi teorinë e rreme dhe raciste të konspiracionit se ish-presidenti Barack Obama nuk ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Klan News