Jo vetëm deti, por edhe malet po tërheqin gjithmonë e më shumë vizitorë. Për shkak edhe të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, bjeshkët e Gramës dhe Korabit në Dibër kanë marrë jo vetëm vëmendjen e vizitorëve dhe pushuesve vendas, por edhe turistëve të huaj, kryesisht atyre të aventurës.

Janë të shumtë ata që bëjnë haiking dhe ngjisin majën e Korabit, një pjesë e madhe qëndrojnë nëpër bujtinat e zonës ndërsa të tjerë rrinë në çadra e kampingje.

“Është hera e parë që kam ardhur në Shqipëri. Nuk e dija që këtu kishte një zonë të tillë. Është vend shumë i mirë për haiking. Kemi qenë në Peshkopi dhe do të ngjisim edhe Malin e Korabit. Për tre ditë ishim në Tiranë, ku ishte një qytet me njerëz të mrekullueshëm,” shprehet një turist.

“Është një vend i mrrekullueshëm dhe për sportet e aventurës është shumë mirë sepse nuk ka shumë njerëz”, thotë një tjetër turiste e huaj.

Erindi Spata, ka qenë në emigrim në Angli, por prej dy vitesh është rikthyer në vendlindje dhe u shërben vizitorëve.

Erindi Spata: Ka një vit që jam kthyer nga Anglia, e pashë të arsyeshme të investoj në vendin tim.

Turistët përveç peisazhit magjepës, shijojnë ujin e ftohtë, dhe produktet e stanit, ndërsa pjesa më e madhe u pëlqen të lahen në ujërat e kristalta të liqeneve, në 1800 metra lartësi.

Tv Klan