Lezha nuk ka vetëm bregdetin, por është e bekuar edhe me natyrën. Një prej zonave më të veçanta është laguna e Vainit, vetëm pak kilometra larg nga qyteti.

Kjo zonë çdo vit edhe më shumë po zbulohet nga turistët si ata të ardhur nga rajoni, por edhe të huaj. Sipas të dhënave nga autoritete, më shumë se 7 mijë persona e kanë vizituar lagunën nga Janari deri në Korrik, ku mes tyre ka edhe të huaj nga shtete të ndryshme.

Besiona Simoni, përgjegjëse, laguna e Vanit: Numri i turistëve që vizitojnë lagunën e Vainit për muajin Janar-Korrik është diku te 7763 turistë gjithësej, ndërsa të huaj janë 673 të cilët kanë vizituar këtë zonë. Aktivitete që zhvillohen në lagunë ose turistët të cilët janë të interesuar për disa aktivitete që zhvillohen këtu është shëtitja me biçikletë, me varkë, piknik, kamping edhe shumë të tjera. Por jemi në sezonin e verës dhe padyshim që është turizmi bregdetar, i cili mbizotëron këtë sezon.

Pritshmëritë janë të larta edhe për pjesën tjetër të vitit nisur nga interesi në rritje për këtë zonë.

Besiona Simoni, përgjegjëse, laguna e Vanit: Numri i turistëve në lagunën e Vainit është gjithmonë edhe më shumë në rritje, ky është edhe një indikator shumë i fuqishëm i cili tregon për zhvillimin e turizmit, por edhe për zonën pasi po kthehen në një destinacion shumë atraktiv për turistët jo vetëm vendas, por edhe të huaj.

Lezha ka një sërë atraksionesh përfshirë ato bregdetare, të natyrës, historisë e trashëgimisë.

Klan News