Cristiano Ronaldo dhe familja e tij po mbrohen nga binjakë që shërbyen si ushtarë në një njësi elitare të forcave speciale në Afganistan.

Vëllezërit u panë me sulmuesin e Manchester United ndërsa ai përgatitej të udhëtonte në Zvicër në shtator me pjesën tjetër të skuadrës për një ndeshje të Ligës së Kampionëve menjëherë pasi ata u punësuan.

Një burim i brendshëm tha për mediat lokale:

“Sergio dhe Jorge vishen elegantë dhe duken shumë normalë. Ata janë të aftë të përzihen me turmën, por ata janë të shpejtë për të menduar, parë dhe vepruar në momentin e duhur.”

Siguria e Ronaldos ra në sy kur binjakët e shoqëruan atë në aeroportin e Mançesterit para disa kohësh. Dyshja, identiteti i të cilëve nuk ishte bërë publik, e ndihmuan sulmuesin me bagazhin e tij.

Raportet e asaj kohe thanë se portugezi dhe familja e tij do të merrnin mbrojtje gjatë gjithë kohës pas kthimit të tij në Old Trafford.

Vëllezërit u panë përsëri me Ronaldon pasi ai u kthye në Aeroportin e Mançesterit pas humbjes 4-1 të skuadrës së tij ndaj Watford .

36-vjeçari thuhet se kishte ndërmarrë hapa për të rritur sigurinë e tij pasi u paralajmërua se do të bëhej një ‘magnet’ për bandat kriminale./tvklan.al