Shba-dheuKa shkuar në 8 numri i viktimave nga rrëshqitjet e dherave në qytezën Oso, në shtetin federal amerikan të Uashingtonit në veri-perëndrim të vendit.

Autoritetet thanë se disa persona figurojnë ende të zhdukur, pavarësisht se kërkimet kanë vijuar pa ndërprerje, edhe pse terreni është jashtëzakonisht i vështirë. Shkak i situatës kanë qënë shirat e dendur të kohëve të fundit, ç’ka sollën rrëshqitje të dherave 54 metra për poshtë në këtë qytet kodrinor. 30 banesa u shkatërruan plotësisht dhe disa të tjera pjesërisht.

Rrëshqitje janë regjistruar edhe në disa qyteza të tjera përreth Osos që ndodhet 90 kilometra në veri të Siatëllit. Për këtë arsye, autoritet kanë paralajmëruar banorët e zonës së prekur të jenë në gadishmëri për çdo të papritur.