Pandemia ka ndikuar negativisht, nevojat për gjak i mbulojnë familjarët

Numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut gjatë pandemisë ra me 33%. Veç asaj dhe një pjesë e dhuruesve kanë patur pasoja nga Covid dhe nuk mund të dhurojnë, ndërkohë që familjarët janë ata që plotësojnë kërkesën kryesore për gjak. 

Nevojat për gjak mbeten të larta jo vetëm për 600 fëmijët talasemikë të cilët çdo javë kanë nevojë për transfuzion gjaku.

Në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut, mjekët bëjnë apel për dhurim jo vetëm se shpëtohet jetë, por sepse ka dhe avantazhe. Gjatë një vitit në vend bëhen rreth 20 mijë dhurime, prej të cilëve mbi 16 mijë janë dhurime familjare.

Klan News