Klubi anglez e shikon trajnerin italian të Interit si pasardhësin ideal të teknikut Ralf Rangnick

Manchester United ka kontakuar me trajnerin e Interit Simone Inzaghi, pasi e shikon atë si njeriun e duhur për stolin.

Sipas “Corriere dello Sport” , dëshira e teknikut 45-vjeçar është që të drejtojë një ekip në Premier League, dhe ai ka nisur që të mësojë gjuhën angleze.

Paraqitja e zikaltërve në këtë sezon u ka bërë përshtypje drejtuesve të “Djajve të kuq”, që besojnë se Inzaghi është njeriu i duhur pasi Ralf Ragnik të largohet nga stoli në fund të sezonit.

Pikërisht gjermani, i cili do të marrë një rol këshilluesi te United, ka sugjeruar Inzaghin si njeriun e duhur për t’u ulur në stol.

Edhe Atletico Madridi ka shfaqur interes për italianin, të cilin e shikon si pasardhësin e Diego Simeones.

Inzaghi e fitoi trofeun e parë me Interin të mërkurën. Zikaltrit mposhtën Juventusin në finalen e Superkupës së Italisë. Ekipi kryeson Serinë A dhe kaloi fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Tekniku 45-vjeçar ka kontratë me klubin milanez deri në Qershorin vitin 2023, ndërsa dëshira e drejuesve zikaltër është që të rinovojnë.

Klan News