Universitet në të gjithë vendin pritet të nisin vitin akademik në datën 1 tetor, por fluksi i madh i studentëve ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë pedagogë dhe auditore. Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kuli deklaroi, se do të shtohen 160 pedagogë të rinj.

Dhori Kule: “Shumë kandidatura nga pikëpamje numerike 865 për 160 vende që janë të lirë. Nga pikëpamja e ambienteve dhe infrastrukturës problem kemi vetëm fakultetin juridik nga pikëpamja e ngushtësisë dhe e sigurisë tek juridiku. Do të përdorim ambientet tona pavarësisht se të cilit fakultet janë. Pra në qoftë se këta në një kohë të caktuar nuk e përdor një fakultet do ta përdori godinën për mësimdhënie fakulteti tjetër.”

Sipas rektorit kandidatura do të përzgjidhen nga komisione të veçanta, vetëm 5 kandidatë të cilët kanë mbrojtur doktoratruat në universitetet e huaja janë pranuar pa konkurrim. me dy prej tyre rektori Dhori Kule nënshkroi kontratën e punësimit në fakultetin e mjekësisë dhe atë të shkencave sociale./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami