Për të gjithë të rinjtë që duan të ndjekin shkollën e lartë tek Akademia e Arteve, Sporteve apo në Arkitekturë, provimet e maturës shtetërore do të merren parasysh shumë pak. Më të rëndësishme do të jenë rezultatet në konkurset e specialiteteve.

Raporti mes pikëve të fituara në maturën shtetërore dhe konkursit do të jetë ky:

Në Akademinë e Arteve rezultatet e maturës shtetërore do të llogariten në masën 20% dhe rezultat e konkursit të pranimit në masën 80%. Në bazë të propozimit të këtij institucioni, kandidati që nuk do të marrë 25% të pikëve të konkursit të pranimit, nuk do të fitojë të drejtën e studimit.

Në Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” në Tiranë dhe në programin e studimit Edukim Fizik dhe Sporte të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës raporti mes provimeve të maturës dhe konkursit të pranimit do të jetë ne masën 30% matura dhe 70% konkursi.

Në programin e studimit Arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës, ky raport i rezultateve do të vihet në masën 35% me 65%, do ta ketë konkursi në këtë universitet./tvklan.al

Gazetare: Daniela Kostandini