Lajme Arkiva 2003

Ura e Qukësit në rrethin e Librazhdit e ndërtuar në brigjet e lumit Shkumbin rrezikon të shembet. Alarmi vjen një muaj pas ajo është përuruar dhe ka kushtuar 150 milionë lekë.

Ura e Qukësit është bërë pre e gërryerjeve të shtratit të lumit nga banorët përreth të cilët kanë nisur të marrin zhavorrin për nevojat e tyre personale. Mjaft nga banorët e këtyre fshatrave pretendojnë se kanë tokën e tyre dhe se mund të bëjnë me të ç’të duan.

Ura është e gjatë 40 metër dhe mbahet në dy këmbët e saj të futura thellë në shtratin e lumit. Ndërtimin e saj janë dashur 4 vjet për ta përfunduar, por edhe tani duket se do të rrëzohet shumë shpejt. Nëse i shikon tani të dyja këmbët e urës vëren se ato janë zbuluar nga gërryerjet dhe marrja e zhavorrit.

Gjatë gjithë luginës së lumit Shkumbin janë disa pika që punohen nga individ të ndryshëm pa ditur dëmet që mund të sjellin katastrofën që mund të ndodhë pas kësaj ndërhyrje./tvklan.al