Vala e dytë e të nxehtit në Spanjë ka shkaktuar zjarre. Në El Pueyo de Araguas në pjesën verilindore të Spanjës zjarret kanë dëmtuar pyjet.

Njëmbëdhjetë mjete ajrore, duke përfshirë shtatë helikopterë dhe katër avionë, po punonin për të frenuar përhapjen e flakëve.

Turisti spanjoll Daniel Ramon, 66 vjeç I cili po kalon verën në qytetin e afërt të Ainsa shprehet I trishtuar për dëmin që i ka shkaktuar zjarri natyrës.

Daniel Ramon, turist: Më trishton kjo situatë dhe fakti që zjarri ka rënë në një vend kaq të bukur. Unë jam me pushime dhe shoh sa bukur është këtu. Më vjen keq ta shoh… Nuk e di se si ndodhi, por është një fatkeqësi që ka ndodhur dhe po digjen shumë pyje.

Tridhjetë e shtatë persona janë  evakuuar nga shtëpitë e tyre ndërsa zjarrfikësit vazhduan të luftojnë  me flakët në pyllin me pisha. Edhe në Itali ka patur zjarre.

Autoritet italiane po punojnë për shuarjen e një zjarri në gjirin San Felice të duke përdorur avionë. Rreth 540 njerëz janë evakuuar nga atraksionet turistike të kësaj zone.

Ndërkohë në Filipinet dhe Tajvani janë gjunjëzuar për shkak të tajfunit Gaemi i cili po lëviz drejt pjesës juglindore të Kinës. Dy persona kanë  humbur jetën dhe 266 janë plagosur për shkak të tajfunit në Tajvan ndërsa 500 000 familje mbetën pa energji elektrike. Në Manila në kryeqytetin e Filipineve 12 njerëz kanë humbur jetën  dhe  mbi 600,000 njerëz janë evakuuar.

Klan News