Rusia lëshoi gjatë natës së kaluar një breshëri raketash dhe dronësh që synonin objektet energjetike dhe infrastrukturën kritike në të gjithë Ukrainën.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se rrëzuan 35 nga 53 raketat ruse dhe 46 nga 47 dronët e përdorur. Alarmet ajrore zgjatën për më shumë se 3 orë në të gjithë rajonet.

Presidenti ukrainas apeloi që aleatët perëndimorë ta furnisojnë ushtrinë e tij me sisteme “Patriot” dhe avionë “F-16” për të përballur trupat ruse.

Tv Klan