U pezullua nga SPAK, qeveria liron nga detyra Prefekten e Fierit

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe më pas edhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo është emëruar prefekt i ri i Qarkut Vlorë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, e cila gjithashtu ka shkarkuar nga kjo detyrë prefektin Flamur Mamaj.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme qeveria ka vendosur të lirojë nga detyra edhe prefekten e Fierit, Rajmonda Balilaj.

Kjo e fundit pak ditë më parë u pezullua nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme pasi SPAK dyshon se në 2 raste ka shkelur barazinë në tendera gjatë kohës që ishte kryetare e Bashkisë së Patosit.

Tv Klan