Fituesi i zgjedhjeve për Bashkinë e Himarës Vangjel Tavo ka përsëritur ftesën për rivalin Gjikuria që të marrë vendin e nënkryetarit.

Vangjel Tavo, kryebashkiak i Himarës: Oferta ka qenë e sinqertë dhe vazhdon të jetë e tillë, zoti Gjikuria nëse nuk do të largohet për në Amerikë është i mirëpritur që të jetë nënkryetari i bashkisë. Bashkia ka nevojë për të gjithë të majtë dhe të djathtë, problemet nuk kanë ngjyrë. Himara nuk ka ngjyrë dhe kështu do të vazhdojmë të drejtojmë Bashkinë e Himarës, nëse zoti Gjikuria kthehet në Amerikë atëherë ka shumë kërkesa nga ana e opozitës gjatë fushatës.

Tavo premtoi se do të zgjidhë të gjitha problematikat që ka Himara, një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar.

Vangjel Tavo, kryebashkiak i Himarës: Unë jam një socialist që në vitet e mia bashkë me Blendin e fëmijërisë, kështu që ne na besuan sot jo vetëm socialistët, por edhe një pjesë e madhe e banorëve të kësaj bashkie. Na besuan, besuan projektin tonë dhe presin nga ne. Që sot fillojmë punën për të gjitha ato që u kemi premtuar banorëve, pikë së pari do të vazhdojmë punën që po bën bashkia për turizmin, meqë jemi në vazhdimësi të sezonit turistik dhe padyshim krahas turizmit me të gjitha problemet e tjera që kanë shprehur banorët e kësaj bashkie gjatë fushatës elektorale

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë u mbajtën dhe në një klimë të ftohtë mes Tiranës dhe Athinës zyrtare që buroi pas arrestimit dhe dënimit të ish-kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Tavo do të vijojë pjesën e mandatit, të mbetur si kryebashkiak të Fredi Belerit i zgjedhur tashmë si eurodeputet.

Klan News