Kavilja e ënjtur e Leo Messi, u kthye në varëse çelësash. Kjo është një gjetje origjinale marketingu e një dizenjatori të ri në Argjentinë i cili ka prodhuar mbajtësen e çelësave pas imazheve të këmbës së dëmtuar të Messit që qarkulluan në të gjitha mediat në mbarë botën.

Ishte ndeshja finale e Copa America ndaj Kolumbisë të cilën e fitoi Argjentina me golin e Lautaro Martinez. Gjatë lojës Messi dëmtoi ligamentin e kaviljes së djathtë. Dhimbjet e kapitenit të Argjentinës ishin aq të forta sa ai nuk mundi t’i mbante lotët as në pankinë. Futbollisti i Inter Miami tashmë lëviz me ndihmën e një pajisjeje mjekësore për të mbajtur këmbën sa më drejtë.

Por ja që fatkeqësia e dikujt është mundësi për dikë tjetër. Sipërmarrësi argjentinas e ka publikuar fillimisht videon me krijimin e tij në rrjetet sociale dhe menjëherë kanë nisur porositë nga çdo cep i globit për mijëra varëse çelësash.

Tv Klan